Balla: Amnistia fiskale e taksa e jashtëzakonshme "mundësi të arta". Kompanitë me fitime të jashtëzakonshme
Qeveria po vijon konsultimet me ekspertë të BE-së lidhur me aministinë fiskale dhe taksën e jashtëzakonshme. E konfirmoi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në konferencën e përbashkët për shtyp me Gabriela Heinrich, kryetare e grupit parlamentar të partisë gjermane SPD.
Pyetja e gazetarit iu bë përfaqësueses së bundestagut gjerman por Balla tha se kemi të bëjmë me një çështje të politikës së brendshme dhe i dha vetë përgjigje.
Taulant Balla: “Ju e pyetët zonjën për një çështje që ka të bëjë me politikën e brendshme, në kuptimin e vendimmarrjes së kuvendit të Shqipërisë. Është e vërtetë që Kuvendi nuk ka sot asnjë pr/ligj për dy çështjet që ka sot.
Për çështjen e aministisë fiskale vijon komunikim intensim me përfaqësuesit e ekspertët e delegacionit europian. Të jeni të sigurtë që do të vijojë këtë konsultim por aministia fiskale nuk është e ndaluar. Plot vënde të BE-së në faza të caktuara e kanë bërë. Një gjë është e sigurtë do të vijojmë të konsultohemi dhe do të arrijmë në një draft që do të ketë dakordësinë e tyre. “
Por ajo që është e sigurtë që qeveria është e vendosur për të aplikuar amnistinë fiskale pavarësisht kundërshtimeve të BE-së por dhe së fundmi të SHBA-së.
Taulant Balla: “Nuk ka asnjë dyshim që aministia fiskale nuk është e ndaluar por duhet bërë në dritën dhe shembullin e rekomandimeve më të mira të BE-së.
Për socialistët aministia fiskale dhe taksa e jashtëzakonshme për tre prodhuesit më të mëdhenj të energjisë janë mundësi të arta për sigurimin e të ardhurave dhe për të përballuar efektet e krizës.
Taulant Balla: "Kini durim, nuk ka ardhur ende në parlament një draft i tillë. Është e rëndësishme të kuptojmë që një situatë të tillë të luftës në Europë që solli Vladimir Putin të gjitha qeveritë mundohen të sigurojnë të ardhura shtesë. Asministia është mundësi shumë e artë për të ardhurat. Po sulmohet edhe taksa e jashgtëzakonshme. Taksa e jashtëzakonshme kundrejt kompanive që po bëjnë fitime të paimagjinueshme është mundësi e artë për ta adresuar”