Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen para 12 nëntorit, ose shqiptarët do të të përmbysin
Kryetari i PD-së Sali Berisha i bën thirrje Ramës të japë dorëheqjen nëse nuk do që ta largojnë qytetarët e zemëruar.
Berisha thotë se publikimi i të dhënave nga hakerat e Home Land sipas të cilit Rama ka shpenzuar 19 milion euro për 127 udhëtimet me avion taksi, nxjerr në dritë një tjetër superskandal.
“Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të mos presë ta dorëheqin shqiptarët e zemëruar. Të gjithë këto janë nxjerrë nga TIMS. Janë dokumente origjinale. Ia nxorri Home Land apo Erion Veliaj është problem tjetër. Nuk ka skandal më të madh se ky dhe axhenda u spostua për tu përqëndruar në këtë superskandal që tregon më së miri psikologjinë antiqytetare të këtij njeriu.
Kush janë lidhjet e Erion Velisë me Teheranin nuk kam arritur ta zbuloj. Di që udhëtim ka bërë dhe Edi Rama por sipas informacioneve jot ë plota ka qenë mbledhje e internacionales socialiste. Çfarë dimensioni kanë lidhjet dhe a janë lidhje biznesi apo të tjera nuk di. Di që ai bënte udhëtime frekuente në Teheran"
Partia Demokratike ka njoftuar 12 nëntorin si datë për protestë kombëtare.
“Jam i bindur se temperature e zemërimit e zbulimeve të reja e çojnë në shkallë të papërmbajtshme. Apel për të gjithë shqiptarët të ngrihen të përmbysin një regjim që bazohet në krim, drogë, vjedhje e mashtrim” tha Berisha në konferencë për median nga selia PD paraditen e sotme.
Berisha ftoi partitë në opozitë të jenë pjesë e protestës së 12 nëntorit ndërsa pranoi se me secilën parti që do të hyjë në koalicion për zgjedhjet vendore 2023 do të firmosen marrëveshje.
