Sindikata e Arsimit të lartë paralajmëron dhe grevë urie, të hënën tjetër protestë kombëtare
Sindikata e Arsimit të Lartë paralajmëruan sot se hapi i radhës do të jetë greva e urisë.
Gjithashtu ata kanë njoftuar se të hënën do jetë protesta e tretë kombëtare dhe se janë në përfundim të hartimit të draftit për kontrata kolektive.
Sindikata beson se Kontrata kolektive do ti mbronte ata ligjërisht. Ata kanë deklaruar se po hartojnë një platformë që shpëton universitetet synon përmirësimin e jetës akademike dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë. Rishkimi i ligjit për arsimin e lartë është një ndër pikat që përfshihet në këtë dokument.
Dy javë protestë e bojkot
Kjo është java e dytë që mbyllet me protesta dhe bojkot pasi Qeveria e cila deri më tani nuk ka pranuar asnjë kërkesë të Sindikatës mes tyre rritja e pagës me 50%.
Qeveria ka miratuar rritjen e pagës me 7 % dhe ka pranuar që Universitetet tu rrisin pagat pedagogëve deri në 15 % duke u mbështetur në financimet e tyre.
Nga Universitetet, ai i Mjekësisë është i pari që vendosi të rrisë pagat e pedagogëve me 8% nga të ardhurat e vetë institucionit. Pedagogët thonë se të ardhurat që përfitohen nga studentët duhet të përdoren për ta dhe jo për rrogat e profesorëve.
Rishimi i ligjit te Arsimit te Larte
Aata kërkojnë rishikimin e ligjit për Arsimin e Lartë në shumë çështje si
1- Financimi i cili është më i ulëti në rajon,
2- Cilësia e mësimdhënies
3- Financimi i Kërkimit Shkencor
4- Autonomia universitare
5- Bordet e drejtimit
6- Mandatet tepeër të zgjatura
Universiteti i Tiranes kerkon rritje të buxhetit
Ndërkohë sot rektori i Universitetit të Tiranës do të jetë në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjeteve të Informimit, pasi do të paraqesë vërejtje-propozimet për buxhetin e vitit 2023.
UT ka kërkuar me shkrim këtij komisioni rritjen e buxhetit për universitetin me jo më pak se 10 % dhe këtë kerkësë do ta parashtrojë para deputetëve dhe sot rektori.
