"S'pranojmë drejtor një kriminel! Opozita refuzon Ardi Veliun, ikin nga komisioni i Sigurisë

Deputetët e opozitës shfrytëzuan seancën dëgjimore me Ardi Veliun për ta zhvendosur diskutimin për buxhetin e Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore për vitin e ardhshëm tek krimet që po shkaktohen nga policët.

Deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare e cilësuan kreun e AMP-së si kriminel, i cili sipas tyre ka manipuluar ngjarjet e ndodhura së fundmit.

Flamur Noka dhe Ervin Salianji thanë se qeveria po vendos kriminelët në poste të larta, e se Ardi Veliu nuk duhej të jetë në komisionin e sigurisë, por duhet të paraqitet dhe të japë llogari përpara drejtësisë për disa krime të ndodhura në radhët e policisë, për mbulimin e të cilave, sipas tyre, ka menduar pikërisht Ardi Veliu.

Flamur Noka: “Sot para deputetëve është ulur një ish drejtues policie, sot në krye të AMP-së që nëse në këtë vend do të kishte shtet ligjor e demokraci e jo autokraci, e drejtësi zotëria duhej të ishte para drejtësisë.

Po ashtu Flamur Noka e akuzoi Ardi Veliun si personi që ka manipuluar çdo ngjarje kriminale duke filluar nga ngjarja e Elbasanit në kohën e zgjedhjeve e deri tek ngjarja ku humbi jetën Lear Kurti.

Flamur Noka: Eshtë manipuluar ngjarja e Elbasanit. Është manipuluar vrasja e Klodian Rashës. Edhe për vrasjen e Laer Kurtit vrapoi të manipulojë ngjarjen e ta shpallë kriminel”

Nasip Naço: Nisët mitungun…

Flamur Noka: Standardi juaj është që kriminelët ti bëni drejtor dhe krimit ti bëni pushtet. Por ky nuk është standardi i opozitës. Refuzojmë që një kriminel me uniformë ta pranojmë si titullar në emër të ligjit. Ai duhej të ishte viktimë e ligjit.

Ervin Salianji:“Shtyni komisionin, ky person është analfabet. Për manipulime të ngjarjeve të ndodhura në këtë vend, duhet të nisë nga kjo. Kanë ndodhur manipulime të ngjarjeve kriminale në këtë vend. Nuk mund ta fshihni dot.”

Pas debateve të ashpra deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja e komisionit të sigurisë pasi sipas tyre nuk mund të pranojnë një kriminel që nuk jep llogari përpara drejtësisë.

Shpërthimi i opozitës vjen në një kohë kur AMP-ja ishte institucioni i parë që njoftoi por pa qartësuar asgjë nga vdekja e 32-vjeçarit mbrëmjen e 18 tetorit 2022 duke thënë se Lear Kurti humbi jetën në spital, por ky fakt u përgënjeshtrua nga stafi I spitalit të Traumës, I cili tha se 32-vjeçari mbërriti i vdekur.

Për këtë çështje është kërkuar llogari më herët nga deputetët në Kuvend edhe nga kreu i Policisë së Shtetit, por ashtu si Ardi Veliu edhe Muhamet Rrumbullaku nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për ngjarjen e rëndë.

"S'pranojmë drejtor një kriminel! Opozita refuzon Ardi

"S'pranojmë drejtor një kriminel! Opozita refuzon Ardi