Rama: Pastrues parash të denoncuar në prokurori që fle mbi dosje, prodhojnë lajme të rreme ndaj qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2022, 15:37
Përmes një Twitter-i kryeministri i vendit, Edi Rama shkruan se pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore.
Sipas tij, ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja.
Rama: Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja!
