Nga 1 nëntori çmimi i dritave rritet, ja çfarë sugjeron eksperti që të kurseni para
ERE njoftoi këtë të premte që në muajt nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi me 44 lekë për të gjithë konsumatorët që tejkalojnë fashën mbi 800 kv. Kjo rritje prek qindra familje shqiptare.
Por, çfarë i sugjeron eksperti i energjitikës qytetarëve për të kursyer sa më shumë?
Në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, eksperti i energjitikës Nazmer Duleviç tha se qytetarët duhet të bëjnë një menaxhim aty ku mundet sa i përket energjisë elektrike pa i hequr nevojat bazike.
Nazmer Duleviç: Pikë së pari qytetarët duhet të bëjnë një menaxhim aty ku mundet sa i përket energjisë elektrike pa i hequr nevojat bazike. Një mënyrë për pjesën e ngrohjes dhe të gatimit do të ishte të fusësh përdorimin me gaz dhe pse shumë familje apo qytetarë e përdorin. Kjo do ta reduktonte. Për personat që jetojnë në shtëpi private dhe e kanë të mundur edhe gatimin e ngrohjen me dru do ta lehtësonte situatën. Ajo që unë do të sugjeroja patjetër duhet të fillojë kursimi i energjisë nga institucionet sepse shpërdoruesit më të mëdhenj janë institucionet shtetërore që abuzojnë me energjinë elektrike dhe kemi një borxh të keq të 6 bashkive dhe të ujësjellësve në vendin tonë që kap një vlerë marramendëse në 984 milion euro detyrime të papaguara të energjisë elektrike. Qeveria duhet të bëjë një mirëmenaxhim dhe të kërkojë qytetarëve kursimin e energjisë elektrike.
