Kraja drejt largimit, prokurori Adnan Xholi depoziton kërkesën për të drejtuar SPAK-un

Prokurori Adnan Xholi depoziton kërkesën dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), i cili në mbledhjen e tij të fundit miratoi edhe hapjen e procedurës për zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Pas prezantimit të kandidatëve do të mbahen seanca dëgjimore me secilin prej kandidatëve, me qëllim që, deri në datën 18 dhjetor të mundësohet zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut.

Drejtuesi aktual i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja e përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe pritet që gara të mbyllej 3 muaj para përfundimit të detyrës së Krajës.

Kështu Kraja do të mbyllë mandatin e tij 3-vjeçar në krye të SPAK që institucion që ka shumë pritshmëri nga ana e publikut.

Ndërkohë, ky institucion ka qenë i kritikuar nga opozita lidhur me hapat e ngadaltë me të cilat po i shqyrton disa çështje, si dhe për kapje politike.