"19 mln € për udhëtimet me avion taksi", Rama publikon shifrat
Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së Sali Berisha se sipas dokumentit të publikuar nga hakerat, Rama ka shpenzuar 19 milion euro për 127 udhëtimet me avion taksi.
Rama deklaroi se shifrat e publikuara tregojnë degjenerimin e opozitës dhe përçmimin e saj për shqiptarët.
"Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë:
2010 251.365Lek të reja
2021 64.972Lek të reja," shkroi ai.
Shpifja monumentale e miliona € për✈️ tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:
— Edi Rama (@ediramaal) October 28, 2022
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë????
2010 ???? 251.365Lek të reja
2021 ???? 64.972Lek të reja
