"Mësim pranë gazit", familjet në Porto Romano kërkojnë "zhvendosjen e cisternave ose të shkollës"

Pas rrjedhjes së gazit në Porto Romano të Durrësit, prindërit e një shkolle aty pranë kanë kërkuar ndërprerjen e mësimit për shkak të rrezikut që u kanoset nxënësve. Ata i bëjnë apel institucioneve që të sigurojën zonën, dhe të mos vihen në rrezik fëmijët e tyre.

Pak metra larg shkollës 9-vjeçare Met Hasa në Porto Romano të Durrësit, cisternat e kompanisë “Gazpowr AL” rrodhën gaz duke alarmuar banorët e zonës.

Këtë të premte prindërit e nxënësve kërkuan pezullimin e menjëhershëm të mësimit, deri në sigurimin e të gjithë zonës.

"Shkolla të mbyllet derisa gjendja të normalizohet aty. Nuk kemi fëmijë me lënë kokat e tyre këtu," tha një prej tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ata thanë se fëmijët e tyre janë të rrezikuar ndërsa deklaruan se nuk kanë marrë asnjë siguri nga autoritetet.

"Bombulat e gazit të shkojnë aty ku kanë vendin. Duhet të hiqen nga këtu pasi është një vend i banueshëm. Ato duhet të hiqen urgjent, ose ne nuk do të lemë njeri të hyjë këtu. Këtë i kemi thënë drejtorit, se ai mban përgjegjësi për këtë vend," tha ai.

Vetë drejtori i shkollës 9–vjeçare deklaroi se u është drejtuar të gjitha institucioneve për të marrë një garanci dhe një zgjidhje të situatës.

"Kam komunikuar me bashkinë, kam komunikuar me zyrën arsimore. Pres përgjigje. Po iki prap në zyrën arsimore, do të komunikoj përsëri," tha ai.

Të enjten Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial publikoi  një raport ku vëreheshin një sërë shkeljesh në dokumentacion të kompanisë  “Gazpowr” AL.

"Mësim pranë gazit", familjet në Porto Romano

"Mësim pranë gazit", familjet në Porto Romano

"Mësim pranë gazit", familjet në Porto Romano

"Mësim pranë gazit", familjet në Porto Romano