Soba me dru i vë flakën banesës, vdes 82 vjeçari në Kukës (Pamje)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2022, 07:48
Një banesë është djegur gjatë natës në Kukës duke shkaktuar vdekjen e një 82 vjecari që jetonte aty.
"Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri," njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.