Topi: Ka tentativa paternaliste nga Tirana për të kontrolluar jetën politike në Kosovë, i ka bërë dëm
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se ka një tentativë paternaliste që vjen nga Tirana për të kontrolluar jetën politike në Kosovë.
Topi tha se Tirana Zyrtare e ka përkeqësuar situatën atje, sepse tendenca për të ndërhyrë i bën shumë të thyeshme marrëdhëniet.
Topi: Ka një tentativë paternaliste që vjen nga Tirana për të kontrolluar jetën politike në Kosovë. Ky është një virus shumë i vjetër që ka ndodhur me jetën politike në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe kudo ku ka shqiptarë. Kjo nuk ka ndodhur më parë, ka ndodhur me ardhjen e demokracisë, ku është tentuar që të ketë parti solidare më PD e PS.
Ne e kemi përkeqësuar situatën atje, sepse tendenca për të ndërhyrë i bën shumë të thyeshme marrëdhëniet. Nëse ka ndodhur kjo histori me Kosovën, nuk duhet të kishte ndodhur me përfaqësuesit politik të Kosovës, që duhet të ishin të ndërgjegjshëm se ata duhet t’i kishim marrë fatet e Kosovës në dorë pas luftës. Tirana nuk është në gjendje të organizohet brenda partive këtu.

