Topi: Përgjegjësi ekskluziv për shkatërrimin e Tiranës është Rama, qyteti ka humbur identitetin

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se personi që ka përgjegjësi për prishjen e qendrës së Tiranës është Edi Rama.

Topi tha se qendra e Tiranës ka dalë tashmë jashtë funksionit dhe qëllimi është që e gjithë unaza e vogël të mbushet me kulla.

Topi: Historia e vendosjes së firmës që ka Edi Rama për ta prishur qendrën historike të Tiranës. Përgjegjësia ekskluzive për këto ndërtesa të larta janë tek kryeministri. Shumë naivë mendojnë se historia e qendrës së Tiranës, që i kanë prishur funksionin, mendoj se ka ardhur për qëllime të tjerë, që brenda unazës së vogël të mbillen vetëm gradaçela, duke i hequr identitetin e saj.

Tirana është ndërtuar nga urbanistët fiorentinë që sollën rrugët radiale, në qendër. Sheshi Skënderbej ka qenë me shatërvan dhe të gjithë rrugët dilni nga aty. Ra në dorë të injorancë dhe megalomanisë. Sot për turpin e të gjithëve, njeriu që është futur në histori si themeluesi i Tiranës urbane është diku në një lulishte në errësirë.