"Pastrimi i parave të Cosa Nostra" SPAK çon në gjykatë Rezart Taçin, kunatin e truprojen e tij. Në sekuestro 18 milionë euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundon hetimet paraprake dhe dërgon në gjykatë dosjen për Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Balla dhe truprojen Bledar Lilo.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me sipërmarrësin italian Francesco Zummo, djali i tij Ignazio Zummo në bashkëpunim me biznesmenin Italian Fabio Petruzzella, një shtetas zviceran me origjinë italiane Daniele Castagalli janë përfshirë në një skemë komplekse financiare ndërkombëtare të “pastrimit” të një shume monetare të konsiderueshme të ardhura nga veprimtaria kriminale.

Në nëntor 2021 RTV ORA e Ora News siguroi dokumentin e Prokurorës së Antimafias së Palermos ku thuhej se milionat ishin për llogari të sipërmarrësit Francesco Zummo, 90 vjeç i konsideruar sipërmarrës lokal në dispozicion të mafias siciliane Cosa Nostra qysh në kohën e Totto Riinas e Bernardo Provenzanos e i akuzuar për riciklim parash në sektorin e ndërtimit.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qënë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar" informoi sot SPAK përmes një njoftimi për median.

SPAK informon më tej "janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vënde të tjera" 

Sekuestrohen 18 mln euro 

Gjithashtu mësohet se gjatë hetimeve paraprake është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro, të bllokuara në një llogari bankare në një bankë të nivelit dytë në Shqipëri.

Akuza 

Më 27 tetor 2022 SPAK paraqiti në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesë për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.   

Milionat e Cosa Nostra

Në dokumentin e siguruar në  nëntor 2021 nga RTV ORA e Ora News sipërmarrësit italian Francesco Zumma i ishin sekuestruar rreth 20 milionë euro në një bankë të Tiranës e 30 milionë të tjera të mira materiale. Prokuroria e Palermos informonte se "SPAK shqiptar ka çuar në arrestimin e disa shtetasve shqiptarë të lidhur me pastrimin e 20 milionëve euro në Shqipëri për llogari të mafias Cosa Nostra siciliane e të sekuestruar sot nga kjo Prokurori"

"Pastrimi i parave të Cosa Nostra" SPAK çon në