Topi: Jam takuar me gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë, ofruam mbështetjen tonë politike
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se është me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë.
Topi tha se kjo vizitë kishte një dimension human me disa njerëz që janë në izolim, pa interferuar me çështjen e drejtësisë, por vetëm si suport politik.
Topi: Jam takuar me të gjithë ish-luftëtartët e UÇK-së në Hagë. Me secilin kemi shpenzuar 1 orë e 30 minuta. Takimi ishte vëllazëror dhe kemi bashkëpunuar me ta në nivel bashkëpunimi. Kam bërë vizitën e parë ku Thaçi ishte kryeministër, Krasniqi kreu i Kuvendit.
Kjo vizitë kishte një dimension human me disa njerëz që janë në izolim. Pa interferuar me çështjen e drejtësisë, pasi askush nuk mund të ndërhyjë, por kjo nuk na ndalon që ta konsideronim si një suport politik, meqë akuzat po ashtu janë ngritur me një suport politik serb dhe rus. Janë njerëz në izolim dhe çdo njeri që e ka përjetuar, kur nuk bën dot jetën tënde, por në standardin e burgjeve që ka Evropa, ata kanë akses për informacion dhe kanë kushte aty.
