Topi: Dosjet janë mbajtur peng nga politika, aplikimi më besnik i filozofisë së Katovicës
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se në Shqipëri bëhet një ligj ose arrihet një konsensus politik për një njeri, ndërsa pritshmëria e shoqërisë është që të hapen dosjet.
Topi tha se kjo tregon dosjeve është mbajtur peng dhe është manipuluar nga eksponentë politikë që e kanë gjetur frymëzimin në historinë e Katovicës.
Topi: Në Shqipëri bëhet një ligj ose arrihet një konsensus politik për një njeri, ndërsa pritshmëria e shoqërisë është që të hapen dosjet. Qëndrimi në një heshtje dhe ri akuzimi, tregon se historia e dosjeve është mbajtur peng dhe është manipuluar nga eksponentë politikë që e kanë gjetur frymëzimin në filozofinë e Katovicës.
Vendi që e ka aplikuar në mënyrë më besnike është Shqipëria, madje nuk është as Rusia dhe asnjë vend tjetër. Kjo ka të bëjë me historinë e pronave, historinë e dosjeve, si dhe me integrimin e persekutorëve në një shoqëri demokratike.

