Digjet makina në parkim, mbushet me tym garazhi i pallatit në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2022, 22:02
Një automjet u përfshi nga zjarri mbrëmjen e sotme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në lagjen "Apollonia", ku ka marë flakë automjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit E. B., 48 vjeç, parkuar në parkimin e pallatit.
Siç mund ta shihni në pamje, garazhi u mbush me tym.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në motorrin e automjetit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

