Topi: PD i ka dhënë shumë histori Shqipërisë, amorale që të bëhet një luftë për vulë dhe sigël
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se historia e PD-së është një histori e një partie që i ka dhënë shumë Shqipërisë dhe lufta për vulë dhe sigël është amorale.
Topi tha se nëse ata janë të fuqishëm në misionin e tyre politik këta mund të krijonin një parti tjetër dhe të tjerë që janë eliminuar nga PD-ja të gjenin mundësinë për tu afruar.
Topi: Jam pyetur kohë më parë lidhur me mundësinë e një përfshirjeje nga gazetarët. Njerëzit kanë kuriozitet dhe interes për një përfshirje në politikë. unë kam pasur një ide tjetër dhe e kam parashikuar se ku do të shkojë histori e PD-së. Historia e PD-së është një histori e një partie që i ka dhënë shumë Shqipërisë dhe lufta për vulë dhe sigël është amorale.
Nëse ata janë të fuqishëm në misionin e tyre politik këta mund të krijonin një parti tjetër dhe të tjerë që janë eliminuar nga PD-ja të gjenin mundësinë për tu afruar. Mazhoranca nga ana tjetër është pa kundërshtarë. Opozita ende sot, me këtë marrëveshje janë në një ndeshje miqësore me klubin e tyre.

