Shtrëngojnë duart 13 vite më pas…Në 2009 i bashkoi integrimi, sot rrëzimi i regjimit Rama-Veliaj

13 vjet pas koalicionit të 2009 për zgjedhjet e përgjithshme, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të shtrëngonin sot sërish duart pas firmosjes së një tjetër bashkëpunimi politik, kësaj here për zgjedhjet vendore.

Atëherë qëllimi kryesor ishte krijimi i një qeverie të integrimit europian të Shqipërisë.

Ndërsa sot qëllimi sipas tyre është rrëzimi i pushtetit të Edi Ramës dhe marrjen e Tiranës.

Në emisionin "Drejt" të Luan Ramës në Rtv Ora u risollën sonte në vëmendje momente nga marrëveshja e 2009.