Eksperti Muço: Buxheti 2023 është historik, rritja nga inflacioni dhe taksat
Për buxhetin e vitit 2023 qeveria nga njëra anë thotë se është buxhet historik pra më i madhi në 32 vitet e fundit dhe nga ana tjetër opozita thotë se është një buxhet i cili fryhet për shkak të taksave të reja por dhe për shkak të të ardhurave që vijnë si shkak i rritjes së çmimeve dhe jo i rritjes reale të ekonomisë.
Edhe sipas ekspertit ekonomik Klodian Muço buxheti i vitit 2023 është historik.
Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, Muço përmendi dhe arsyet që sipas tij çojnë në këtë rritje.
Klodian Muço: A është një buxhet historik? Sigurisht se është një buxhet historik. Kjo rritje që po vjen cilët janë faktorët që po bëjnë të kemi një buxhet historik? Pjesërisht vjen nga inflacioni dhe është parashikuar që një pjesë e rritjes së inflacionit që parashikohet dhe për muajt e ardhshëm. Aspekti i dytë është fakti që për herë të parë po mundohemi ti kushtojmë vëmendje taksimit. Rritja vjen dhe si rezultat i luftës ndaj informalitetit.
