Gara për Tiranën, Demalia: Përballë Erion Veliaj, opozitës i duhet një lloj "rrugaçi"

Belind Këlliçi u bë sot i pari kandidat që konfirmoi pjesëmarrjen në garën e primareve të PD-së për bashkinë e Tiranës.

Analisti, Ilir Demalia, thotë se opozitës i duhet një kandidat i fortë, me karizëm që të mund të përballojë makinerinë e pushtetit.

"Nuk është puna me djem të mirë kur ke përballë  rrugaç si Erion Veliaj, një njeri i lidhur totalisht me krimin, ka  kapur gjithë ndërtuesit. E kupton me çfarë makinerie kemi të bëjmë? Përballë Erion Veliaj duhet dhe një lloj "rrugaçi". Berisha dhe Rama pavarësisht se janë diskretituar si figura politike kanë karizëm, fuqi, të imponohen".

Për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma ai komentoi dhe marrëveshjen e sotme Berisha-Meta.

"Është thënë se do jetë një marrëveshje me gjithë partitë e frontit opozitar por siç u pa është marrëveshje dypalëshe, partitë e vogla që do përbënin frontin opozitar u eleminuan. Çështja se do ti bëjnë me primare zgjedhjet ra, pavarësisht se do bëjnë votimin formal".

Arsyen se pse Meta u tregua kaq bujar në këtë marrëveshje e sheh te pazari i radhës.

Por përkundër rezervave, Demalia thotë se vendin është në pikën ku nuk mban më dhe një ndryshim edhe i keq do të stoponte sadopak greminën.

"Duhet një koalicion shumë i fortë që i vetmi synim të jetë shembja e këtij regjimi që bashkarisht e kanë ngritur këtë sistem. Rama e ka çuar në një pikë që nuk mban më. I gjithë fokusimi duhet të jetë si të çmontohet kjo qeveri një orë e më parë. Edhe pse kam gjithë ato të miat për Berishën do të dëshiroja një ndryshim.

Demalia foli edhe për të dhënat e fundit të publikuar nga hakerat për fluturimet me çarter të Ramës.

"Ky ka kaluar në delir, mendon se është lider botëror. Me atë duhet marrë psikiatria. Një njeri me vendin më të varfër në Europë për çdo çarter në 250 fluturime. Ku është populli që nuk reagon?"