Vlorë/ Kapet 51 vjeçari i dënuar me 15 vjet burg në Itali

Një 52 vjeçar i shpallur në kërkim në Itali dhe i dënuar me 15 vite burg është arrestuar në Vlorë.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Poro”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Adriatik Budani, 52 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

"Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian," njoftoi policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.