Ballkani takohet në Devoll, artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia
Me flamurin që i printe marshuan fillimisht në pedonalen e Bilishtit.
Artistë popullorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia u bënë bashkë në edicionin e dytë të Festivalit Folklorik Ballkanik.
Përmes qytetit shpalosën traditën muzikore dhe mozaikun e ngjyrave të veshjeve popullore të trevave të ndryshme të gadishullit tonë.
“Kjo është një veshje unike në Maqedoninë e Veriut. Gjithçka është origjinale” tha vajza nga Maqedonia
Mbartës e përçues të vlerave më të mira të popujve që na përfaqësojnë.
“Vallet autoktone të Karadakut, zonës që është shum e pasur me vallet burimore të Kosovës” tha djali nga Kosova
Ra në sy prania e të rinjve.
“Ne përfaqësojmë Greqinë në këtë festival" tregoi një tjetër.
Nuk kemi të rinj me vetë për shkak të angazhimeve të tjera.
"Por të rinjtë tek ne po i ruajnë traditat tona më të mira”. tha vajza nga Greqia
Aktivitete të përmasave të tilla janë të rralla në bashki të vogla si ajo e Devollit.
Synimi është që organizimi të kthehet në traditë
“Është detyrim i bashkisë që kulturën dhe traditën, ti ket në kopshtin e vet” tha kryetari i bashkisë.
Grupi i Devollit u vlerësua si më i miri i Festivalit Folklorik Ballkanik.