Kisha që po bëhet gërmadhë në Dukas të Patosit
E ndërtuar më shumë se 200 vjet më parë, Kisha e Dukasit në Patos rrezikon që të shembet e gjitha.
Rrëshqitjet e dherave po dëmtojnë hapësirën përqark kishës, ndërsa edhe varrezat e fshatit janë dëmtuar, duke nxjerrë në sipërfaqe mbetje kockore.
Këto pamje janë të Kishës së Dukasit në Patos.
E ndërtuar rreth viteve 1800, ajo tanimë rrezikon shembjen totale.
Erozioni ka dëmtuar ambientin rreth saj, madje ka nxjerrë në sipërfaqe edhe kocka e kafka njerëzish.
Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për këtë situatë.
"Këtu duhet bërë një mur që fëmijët mos të kalojnë aty. Ato eshtrat duhen mbuluar.
Qoftë për ne, qopftyë për fëmijët, është keq. Sa rrinë kockat aty dhe fëmijët luajnë me to," thonë banorët.
Banoret tregojne se dikur ne kishen e Dukasit kryheshin sherbesat fetare por tashmë ajo ka mbetur gërmadhe.
"Vatër kulture quhej në atë kohë.
Kam 30 vjet këtu dhe asnjëherë nuk kam parë të vijnë e ti heqin.
Tani, dhe ne që kemi ardhur nuk kemi ku të ankohemi," thanë banorët.
Burime pranë bashkisë së Patosit kanë bëre me dije se do të ngrihet menjëherë një grup pune për të parë situatën në terren, edhe pse kjo është një situatë e njohur nga të gjitha institucionet.
