Edi Rama në Izrael ftuar në "Natën e Nderit": Nga mbreti te bariu, shqiptarët ndihmuan hebrenjtë

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në një vizitë jashtë vendit, në Izrael ku ishte i ftuar edhe në një darkë mikëpritëse të quajtur "Nata e Nderit".

Në fjalën e tij ai tha se Shqipëria dhe Izraeli kanë patur një marrëdhënie miqësore mes tyre, teksa populli shqiptar i qëndroi pranë hebrenjve në kohën e tyre më të vështirë.

"Dhe ja ku jemi në këtë darkë bujare të ofruar nga një njeri që unë e cmoj shumë për shpirtin e madh dhe mes kaq shumë miqsh hebrenj, përfshirë këtu dhe shqiptarohebraikët e komunitetit hebraik.

Vetëm një psalm mund të na ndihmojë që ti shndërrojmë në fjalë kuptimplota këto momente.

Është e njohur tashmë që Shqipëria ishte një mike e komunitetit hebre në kohët e tyre më të errëta, një fakt që ne krenohemi.

Është kjo që na lidh në mënyrë të pakundërshtueshme. Nga 1932 deri në 1945 Shqipëria mbajti komunitetin hebraik duke ndëshkuar këdo që tentoi të shkelte të drejtat. Ka një fakt të panjohur nga hebrenjtë që Shqipëria e asaj kohe miratoi të vetmin ligj me diskriminim pozitiv më atë kohë në Europë.

Nga rrëfimet, nga mbreti tek bariu kanë bërë gjithçka për të ndihmuar hebrenjtë. Jemi krijuar për vepra të mëdha që mund të na bëjnë të denjë për njëri-tjetrin”, tha ai.