Aksident i frikshëm në aksin Fier-Lushnjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2022, 08:04
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona.
Aksidenti ndodhi në autostradën Fier-Lushnjë, në “Kryqëzimin e Savrës”.
Një mjet Opel me targa AA304HL është përplasur me mjetin tip ML me targa AA385CL.
Aksidenti ndodhi teksa mjeti tip ML po futej në autostradë. Në mjetin ML ndodhej vetëm një person dhe po udhetonte ne aksin Fier - Lushnje.
Nga përplasja Beni ML është kthyer përmbys ndërkohë që makina tjetër e bardhë është përplasur me trafikndarësen.
Sipas policisë, të plagosurit pasi morën ndihmën e nevojshme mjekësore u larguan për në banesat e tyre ndërsa do të punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



