“Fjalimi i duhur në kohën e gabuar”, Baçi: Rama në Stransburg foli duke menduar se e dëgjojnë në Tiranë e Vlorë

Publicist Agim Baçi thotë se fjalimi që mbajti Rama në Stransburg ishte fjalimi i duhur në kohën e gabuar.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, Baçi tha  se një fjalim i tillë nuk është e lehtë të kritikohet. Por sipas tij  duhet të mësohemi që liderat tanë të thonë ca gjëra por në kohën e duhur.

Agim Baçi: Për hir të së vërtetës ne duhet të themi që fjalimi i Ramës  në Këshillin e Europës nuk është e lehtë të kritikohet. Është fjalimi i duhur në kohën e gabuar, me njerëzit e gabuar. Është fjalimi i cili duhej t’ju thuhej atyre personave që në kohën kur votohej kjo tu bëhej e qartë sa e rëndësishme ishte të njiheshin krimet serbe në Kosovë përpara se t’ju kërkonte atyre llogari. Por nga kryeministri ynë në një vend ku ata nuk kanë pasur lidhje me 2011-tën nuk kanë qenë ata ku ti ngatërron fjalimet kur e krahason me një nga apostujt që shkon e flet me peshqit ndërkohë që atë nuk e dëgjojnë  njerëzit dhe peshqit e dëgjojnë por cilët ishin peshqit në këtë rast. Nga ana diplomatike nuk ka parë minutazhin dhe presidenti amerikan fjalimin vjetor e mban 15 deri 20 minuta ishte një lloj megalomania që nuk i shkon përshtat  një vendi si i yni. Duhet të mësohemi që liderat tanë të thonë ca gjëra por në kohën e duhur.

"Rama foli në Këshillin e Europës duke menduar se e dëgjojnë në Tiranë në Vlorë, do të sajojë problematike që ne të mos merremi me gjëra të përditshme që na shqetësojnë. Këtu liderat nuk janë aty për ta kushtuar se duhet të japin llogari."