Baçi: Rama duhej të kishte ikur ditën që tha "nuk mbaj përgjegjësi se firmos shumë gjëra"

Publicist Agim Baçi tha se nëse do të ishim në një vend normal Rama duhej të kishte ikur nga posti.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, Baçi foli për bashkimin e mundshëm brenda PD ku bëri një paralelizëm me situatën në vitin 2013.

Ai ngriti pyetjen nëse: 'A ia vlen të zëvendësosh një gjë të pamoralshme me një gjë të pamoralshme?' 

Agim Baçi: Opozita duhet të gjejë gjithë rrugët për të qenë bashkë që të mundin Ramën. Por a nuk jemi këtu pasi në 2013-tën thamë të bashkohen gjithë qelbësirat vetëm të ikë Berisha? Prapë duhet të bëjmë këtë, mjafton që të bashkohen që të ikë Rama. A mund të zëvendësosh një gjë të pamoralshme me një gjë të pamoralshme? A duhet të jemi të qetë nëse nuk kanë moral këto lloj marrëveshjesh. A duhet të iki Rama? Për mua një orë e më parë. Në një vend normal do të kishte ikur ditën që tha nuk mbaj përgjegjësi se firmos shumë gjëra. Pasi i ka parë, për shkeljet pse vijoi ti mbronte? Në një vend normal duhet të kishte ikur.

“Nga frika se do të humbin pushtetin nga baza do të gjejnë një zgjidhje për të shkuar me kandidat të përbashkët, do bashkohen me njëri tjetrin por a do ti bindin shqiptarët që kjo është rruga e duhur.”