Në kërkim për të shtënat me armë në rrugën e Dibrës, arrestohet 49-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2022, 15:21
Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "The night", në rrugën "Reshit Petrela", u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A, banues në Tiranë.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Më datë 11 korrik 2022, shtetasi I. A. dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike, në Rrugën e Dibrës, duke qëlluar në ajër, me një armë zjarri që e mbante pa leje.

