Tedi Blushi: Katër viktima në ndërgjegjen e Edi Ramës! Fund vrasjeve të të rinjve nga Policia e Shtetit!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se qeveria Rama dhe uniformat blu janë përgjegjëse për jetën e humbur të katër qytetarëve. I fundit ishte i riu Leart Kurti që vdiq në duart e policisë.
Blushi thotë se këto ngjarje tragjike dhe tronditëse nuk do të jenë të fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit.
Ai fton të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës së sotme para Ministrisë së Brendshme në orën 20:00.
Blushi: Katër viktima në ndërgjegjen e Edi Ramës! Fund vrasjeve të të rinjve nga Policia e Shtetit! Vrasësit me uniformë të Policisë së Shtetit po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë, në plazhe dhe në ambientet e Komisariateve.
Këto ngjarje tragjike dhe tronditëse nuk do të jenë të fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit. Sot, e premte, në ora 20:00, të gjithë në protestë para Ministrisë së Brendshme!
