Meta: Rama vijon vjedhjet me klientelën e vet, 1 mld dollarë për PPP për 2023
Buxheti i shtetit për vitin 2023 do të marrë këto ditë vëmendjen të parlamentit por edhe të debatit politik jashtë sallave të mbyllura të komisioneve.
Kreu i PL-së, Ilir Meta pas zbulimit të dokumentit zyrtar shprehet se qeveria po vijon me financimin e koncesioneve korruptive por edhe duke shtuar projektet PPP.
Ilir Meta: "Pr/buxheti 2023 rrit mbështetjen për pagesa për PPP-të dhe 7 kontrata të reja me vlerë 1 miliardë dollarë për vitin që vjen. Që janë vjedhje që bën ky me klientelën e vet"
Duke nënvizuar se në krizën e çmimeve është rritur varfëria kryetari i Partisë së Lirisë shton se qeveria po rrit edhe më shumë barrën që do të paguajnë qytetarët.
Ilir Meta: Po shkatërron biznese të ndershme. Mbyll shkolla të ligjshme. E bën shumë akte të tjera të cilat i paguajnë qytetarët e Shqipërisë duke iu rritur taksat por jo rrogat as pensionet dhe duke mos i indeksuar.
Sa i përket miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve, vendim që erdhi pasi Autoriteti deklaroi se ish presidenti Meta ka pasur dosje të ish-sigurimit, ai shtoi se është pasojë e paktit Rama Basha dhe se po tërhiqet vëmendja nga kriza e vërtetë.
Ilir Meta: "E meqë nuk i dalin të dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për ti përmirësuar frymëmarrjen për betejat që vijnë përpara. Rama e di shumë mirë që është ai shpikësi i e-mailit anonim. Loja me historinë e I.M është lojë Rama-Basha."

