Kapen 522 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, ishin fshehur në autobusin që vinte nga Bari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2022, 15:45
Kapen në në Portin e Durrësit rreth 522 mijë euro të padeklaruar në kufi.
Paratë ndodheshin në një autobus që po vinte nga Bari.
Operacioni është zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe policia kufitare në portin e Durrësit.
Paratë ishin fshehur në pjesën e kondicionerit të mjetit, në tavan dhe mësohet se agjentët kishin informacion për transportin e eurove.
Ndërkohë policia ka vënë në pranga shoferin e autobusit, ndërsa po numërohen paratë.
