Presidenti i akordon titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” zyrës së USAID-it në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj i ka akorduar titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” zyrës së USAID-it në Shqipëri.

Titulli ju dorëzua ambasadores së  Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.

 “Në nderim të punës së kryer, të rolit të rëndësishëm që ka luajtur dhe kontributeve të vyera që ka dhënë dhe për të motivuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit të USAID-it në Shqipëri, i akordova titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” me motivacionin “Për kontributin e vyer përmes programeve në shërbim të shtetit, kombit dhe qytetarëve, për konsolidimin e institucioneve demokratike, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe mirëqeverisjen”, tha Begaj.

Presidenti u shpreh se “prania e USAID-it në Shqipëri dhe kontributi 30-vjeçar në shumë fusha të veprimtarisë, e kanë bërë këtë organizatë një partner të rëndësishëm dhe shumë të respektuar në vendin tonë”.

Presidenti i akordon titullin “Kalorës i Urdhrit të