Vlorë, 32-vjeçari plagoset me sende të forta pas konflikti

Një 32-vjeçar mbeti i plagosur mesditën e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”.

Dyshohet se si pasojë e një konflikti me sende të forta, për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. J., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit  dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.