Shtrëngohet kreditimi, BSH: Bankat kanë pasiguri, po miratojnë më pak kredi

Banka e Shqipërisë në Vrojtimin e fundit të aktivitetit kreditues raportoi se bankat në tremujorin e tretë të vitit 2022 kanë shtrënguar standardin e huadhënies për biznesin e vogël dhe të mesëm gjithashtu dhe për individët. Nga ana tjetër për shkak të rritjes së normës së interesit bankat raportojnë se ka një rënie të kërkesës për kredi nga individët.

Tremujori i tretë të vitit 2022, ka shënuar shtrëngimin e kushteve të kreditimit, sipas raportit Bankës së Shqipërisë.

Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues kjo situatë preku kreditë për biznesin e vogël e të mesëm, ashtu edhe ato për biznesin e madh.

Standardet e kreditimit u shtrënguan, si në kreditë për financimin e investimeve, ashtu edhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.

raporti thekson se faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset si dhe për individët vijnë si rezultat i perceptimit të rrezikut nga ana e bankave lidhur me situatën ekonomike në vend, aftësinë paguese për kredimarrësit gjithashtu dhe me kolateralin e kërkuar.

Nga ana tjetër, bankat kanë toleruar më pak ndërsa shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua më e ulët.

Sipas vrojtimit të BSH, standardet e kreditimit u shtrënguan dhe për individët, pas një periudhe të gjatë lehtësimi.

Ndërsa u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore.

Edhe shkalla e miratimit të kredive për individët ka pësuar reduktim në 3 mujorin e tretë të 2022. Ndërsa bankat kërkojnë që mos të ndryshoj ecuria e standardeve të kreditimit, pra të vijoj si ajo e tremujorit të tretë.

Kërkesa e individëve për kredi konsumatore si dhe blerjen e banesave pësoi rënie gjatë periudhës në fjalë.

Sipas gjykimit të bankave kjo vjen për shkak të normës së lartë të normës së interesit, zhvillimet aktuale të pritura në tregun e banesave, si dhe besimi konsumator.

Bankat presin se dhe në tremujorin e fundit të 2022 kërkesa për kredi të jetë në rënie.