Banorët në Elbasan në protestë një ditë pas aksidentit: Fëmijët po rrezikojnë jetën

Banorët e lagjes 5 maji në Elbasan kanë protestuar të enjten duke kërkuar shtimin e sigurisë rrugore. Protesta erdhi pas një aksidenti të rëndë ku u plagos një 4 vjeçar. Banorët thanë se jetët e fëmijëve të tyre janë në rrezik, pasi atje mungon siguria në rrugë.

Një 4-vjeçar u aksidentua të mërkurën në lagjen 5 maji në Elbasan.

4 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa banorët e lagjes dolën të enjten në protestë.

Ata kërkojnë nga autoritetet ndërhyrje urgjente në sigurinë e rrugës në lagje, pasi sipas tyre atje mungojnë bordurat mbrojtëse dhe sinjalistika e duhur.

"Kërkojmë të bëjnë trotuarët, shikojeni sa të vegjël janë. Nga ta kap unë këtë shpejt e shpejt.

Jemi ankuar tek Bashkia, nuk ja ka ndjerë fare.

I kemi kërkuar bordurat," thonë banorët.

Thonë se fëmijët e tye rrezikojnë çdo ditë jetën sapo dalin nga shtëpia.

"Nga momenti që fëmijët nuk i kemi të siguruar, edhe tabelat që janë këtiu nuk i sheh asnjë.

Nuk është aksidenti i parë qëka ndodhur këtu," thonë banorët.

Ky aks është vazhdimisht i ngarkuar sa i takon lëvizjes së automjeteve për shkak se aty ndodhen një sërë institucionesh lokale.

Banorët në Elbasan në protestë një ditë pas