Ish-deputeti i PS kundër Ramës: Mjaft më me baltosje, rrisni pagat e pedagogëve!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2022, 23:03
Ish-deputeti i PS, Besnik Baraj, ka dalë në mbështetje të protestës së pedagogëve për rritjen e pagave.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Baraj shkruan se pagat e pedagogëve në Shqipëri duhet të arrijnë nivelin e Kosovës dhe të vendeve të tjera të rajonit.
Ai ka bërë thirrje gjithashtu që të mos hidhet baltë dhe të mos fyhen profesorët.
Prej tre ditësh pedagogët e universiteteve publike në të gjithë vendin kanë bojkotuar mësimin.
Ata i janë drejtuar me disa kërkesa qeverisë shqiptare, por janë injoruar dhe kërcënuar nga kryeministri.
Nesër ata kanë thirrur protestë kombëtare.


