I vihet lëndë plasëse derës së dyqanit në sheshin Willson, kamerat fiksuan "trupmadhin"

Një sasi lënde plasëse është hedhur pak pas mesnatës së të martës, (19 tetor 2022) në një dyqan kozmetike në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, në rrugën "Sami Frashëri", pranë Sheshit Willson.

Dyqani mësohet se është në pronësi të Enisa Pirollit.

Si pasojë e shpërthimit ka patur vetë dëme materiale.

"Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën "Sami Frashëri", në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse," njoftoi policia.

Policia po heton në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori, një burrë, trupmadh i veshur me të zeza  dhe me një kapuç në kokë është afruar me lëndën plasëse në dorë.

I vihet lëndë plasëse derës së dyqanit në sheshin

I vihet lëndë plasëse derës së dyqanit në sheshin