Ndërtimet e miratuara jashtë projektit, Kola: Të gjithë jemi përgjegjës

Maks Kola, arkitekt, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai u shpreh se përgjegjës për ndërtimet e miratuara, sidomos ato pa leje, jemi të gjithë.

Kola: Unë mendoj që jemi të gjithë nga pak. Është shoqëria në tërësi , janë dhe projektuesit janë investitorët më së shumti që në njëfarë mënyre shprehin dhe arrogancën e tyre por dhe pushtetin e tyre dhe dobësia e shtetitkryesisht organeve vendimmarrëse dhe kontrrollorëve të tyre. Nisur nga eksperienca ime personale mendoj se si ka mundësi që në momentin e dorëzimit të një projekti unë nuk jam më zot i punës time që do të thotë nëqoftë se një investitor një i interesuar më kontrakton mua që të bëj një projekt sigurisht duke i’u referuar rregullores së urbanistikës, ligjit të urbanistikës, kërkesave që ka njësia vendore për të dhënë lejen le të themi që unë dhe shumë të tjerë i zbatojmë me përpikmëri.

Hapi i dytë është që pas aplikimit paiset me leje ndërtimi shoqëria që aplikon për të ndërtuar dhe nga ky moment e pas unë nuk kam asnjë të drejtë për të kontrrolluar objektin nuk kam asnjë të drejtë që unë gëzoj cilësinë në thonjëza pronarit të veprës artistike që kam dhe së pari drejtëpërdrejtë që nuk të mbron njeri këtu kemi një cënim të hapur të ligjit për të drejtën e autorit. Ndonjëherë kur bisedime me njerëzit them që nga masa 100% e veprave të mia që kam projektuar le të themi që 95% janë ndryshe nga projekti dhe ai 5% nuk është se është zbatuar në masën 100% për arsye se më mbron shteti por sepse kam dashur unë kam ditur unë që të imponom klienti që të ruhet arkitektura ose projekti që unë kam projektuar.

Çështja është këtu se duke qenë se arkitekti heq dorë I detyruar nga kontrolli i veprës së tij atëherë ndërtuesi në rradhë të parë bashkëpunëtorët e tij në shoqërinë e ndërtimit kanë kanë mundësi që të deformojnë projektin të deformojnë arkitekturën duke sjellë pasoja të ndryshme por paralelisht me arkitektin është dhe konstruktori që i cënohet puna që pasojat e punës së tij janë katastrofike në rast tërmeti siç kemi parasysh rastin e tërmetin të shtatorit dhe nëntorit para 3 vitesh.