Durrës, zjarr në katin e 5-të të një pallati, zjarrfikësit ndalojnë përhapjen e tij

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e 5 te një pallati në afërsi te Muzeut të Dëshmorëve në Durrës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të  zjarrfikësve u bë eliminimi i vatrës së zjarrit në ballkonin të kësaj banese në katin e 5.

Zjarri rrezikonte të përhapej në katin e poshtëm nga flakët dhe të përfshinte edhe banese të tjera në ndërtesë.