Pampuri: Kemi kërkuar hapjen e dosjeve dhe lustracion nga viti 1944 deri në 1991
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2022, 21:21
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, deputetja demokrate Oriola Pampuri u shpreh se PD-ja është për hapjen totale të dosjeve.
Ajo tha se partia e saj ka kërkuar deklasifikim të të gjitha dosjeve nga 1944 deri në 1991, lustracionin dhe dekomunistizim.
Pampuri: Ky debat i pavlefshëm. Nisi në korrik nga PS. Ka qenë kauzë e PD. Ne jemi për hapjen totale të dosjeve por nuk duhet supozuar si betejë ndaj një individi apo të tjerëve siç e ka konceptuar PS. Kemi kërkuar deklasifikim të të gjitha dosjeve nga 1944 deri në 1991, lustracionin dhe dekomunistizim.