Baçi: PS-ja ka qenë kundra lustracionit, nuk po ndahemi me 50 vite të një ligësie të madhe
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, analisti Agim Baçi u shpreh se Partia Socialiste ka treguar se ka qenë kundër lustracionin.
Ai tha se shumica e atyre që kanë kryer krime në komunizëm ose nuk rrojnë ose ka ikur, dhe shtoi se për 50 vite ligësi vendi ynë nuk ka mbajtur qëndrim.
Baçi: Partia Socialiste ka treguar se ka qenë kundër lustracionin sepse duket sikur i prishet ajo baza ideologjike që ka krijuar qysh në vitin 1944 për veten. Unë e konsideroj që opozita të jetë bashkë për një projekt të vërtetë dhe të theksohet rëndësia e madhe e qëndrimit etik për të shkuarën.
Ne jemi shumë vonë dhe besoj se shumica e atyre që kanë kryer krime ose nuk rrojnë ose ka ikur. Ky vend në 50 vite ka kaluar një ligësi të madhe dhe ne nuk kemi pasur një qëndrim ndaj kësaj historie. Shumë elementë tregojnë se nuk e kemi bërë këtë gjë.

