Hasimja: Dosjet në dorë të atyre që kanë bërë krime me Sigurimin, i kanë zhdukur qëllimisht

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, pedagogu Ermal Hasimja u shpreh se në Shqipëri dosjet i kanë pasur ata që kanë bërë krimet.

Ai tha se Nuk ka vullnet real për të qartësuar një periudhë historike, por bëhet fjalë për të bërë shantazhe politike, gjë të cilën e konsideroi si jo të ndershme.

Hasimja: Në Shqipëri dosjet i kanë pasur në dorë ata që kanë bërë krimet dhe i kanë zhdukur qëllimisht. Që të gjithë ata që kanë punuar për ish sigurimin, hetues e gjykatës duhet të ishin fshirë me kohë nga skena politike dhe institucionale.

Nuk ka vullnet real për të qartësuar një periudhë historike, por bëhet fjalë për të bërë shantazhe politike, kjo gjë nuk është e ndershme. Nuk duhet të kemi më gjykatës, prokuror apo politikanë që i kanë shërbyer atij regjimi.