Socialistët të vendosur për amnistinë fiskale. Fasha e energjisë? Gjylameti: Kush konsumon më shumë, ka edhe të ardhura

Qeveria Rama mbetet e vendosur për amnistinë fiskale përkjundër kundërshtive të ndërkombëtarëve dhe opozitës.

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, e ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj thotë se po spekulohet mbi këtë nismë.

"Është spekuluar shumë. Amnistia fiskale në mënyrën si është draftuar si projektligj nuk ka të bëjë fare me amnistinë e gjithë të ardhurave që vijnë nga aktivitetet kriminale. Ajo që ka si qëllim ka të bëjë me të ardhurat nga puna e ndershme. Ka një sërë mekanizmash në ligj që pengojnë aministinë e të ardhurave nga aktivitetet kriminale".

2 mln euro i vendosur nga qeveria është tavani, thotë Gjylameti.

"Nuk duhet paragjykuar një nismë pa parë sesi do të kalojë në gjithë procedurën që parashikohen në gjithë legjislacionin në Shqipëri".

Ndërsa nëntori po vjen, socialistët nuk e kanë ende të qartë nëse do të vendosin apo jo fashën e energjisë.

"Nëse më pyet mua e kalon 800 kilovat në muaj, ka muaj që po, ka që jo. Të gjithë kemi filluar të reduktojmë dhe të mundohemi të kursejmë energji".

Ajo shpreson që situata hidrike të jetë pozitive në mënyrë që mos të kemi rritje të çmimin të energjisë për ata që konsdumojnë më shumë se 800 kilovat.

"Është debat, kemi zgjedhur të ndihmojnë ata që janë më në nevojë. Ne që kemi një konsum më të lartë do të thotë se të ardhurat i kemi më të larta".