Tritol dyqanit në Tiranë, kamerat fiksuan "trupmadhin" dy pista hetimi
Një sasi prej 60 gram lëndë eksplozive ka shpërthyer në derën e një biznesi në Tiranë fare pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Dyqani i dëmtuar tregtonte produkte kozmetike. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person trupmadh më kapuç në kokë që afrohet dhe vendos lëndën plasëse e më pas largohet. Ky person nuk është identifikuar ende ndërkohë që pronarja e dyqanit ka mohuar konfliktet.
Dyqani i produkteve kozmetike në pronësi të Enisa Pirollit është dëmtuar nga shpërthimi i eksplozivit pak pas mesnatë (0ra 00:15, 19 tetor 2022) në Tiranë
Pas ngjarjes në rrugën “Sami Frashëri” policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje pronaren e dyqanit. Ajo ka shpjeguar se nuk ka konflikte dhe dyshon së lënda plasësë mund të jetë vendosur për shkak të konkurrencës. Sipas hetuesve shpërthimi ka ndodhur nga aktivizimi i sasisë prej 60 gram tritol që ishte vendosur në derën e dyqanit.
Siç shikohet edhe nga pamjet dëmet që ka shkaktuar nga shpërthimi janë të shumta.
Kamera sigurie që ndodhet farë pranë biznesit ka fiksuar një përson i cili më kapuc në kokë zbret nga një automjet tip Volsvagen Golf më lëndë plasësë në dorë. Sapo e vendos lëndën plasëse në derë të dyqanit hipën sërish në makinë dhe vijon rrugën drejt sheshit Wllson.
Dëri më tani ende policia nuk e ka verifikuar këtë person pasi edhe pamjet nuk janë të qarta.
Për të identifikuar të dyshuarin në të gjithë rrugën "Sami Frashëri" policia ka sekuestruar kamera të sigurisë për të parë intenerarin e lëvizjes.
Burimet bëjnë më dije se Enisa Pirolli kishtë pak muaj që kishte hapur biznesin që u bë objektiv i shpërthimit. Policia ka ngritur 2 pista hetimi e para që ka të bëjë më aktivitetin e bashkëshortit të saj i cili ka jetuar jashtë shtetit e ndërsa pista e dytë lidhet me dyshimet për konkurrëncë.


