Sazan Guri: Intensiteti i ndërtimit ka tejkaluar normat, të huajt të mos gënjejnë kur thonë se Tirana është e bukur

Ambientalisti, Sazan Guri, i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh ndërtimet e shumta po i bllokojnë frymën kryeqytetit. Ndër të tjera ai tha:

“Ne jemi përballë faktit që këta nuk pyesin për ligj nuk pyesin për plan të përgjithshëm. Një qendër qyteti si Tirana kryeqytet maksimumi duhet të ketë intensitetin e ndërtimit jo më të madh se 3, 3.2. 3.5. Intensiteti i ndërtimit sot në Tiranë në qendër tek sahati shkon 20, 22 .

Nuk ka intensitet ndërtimi të tillë në botë. Këta që vijnë që marrin ndonjë lek, këta të huajt thonë Tirana qyteti më i bukur. Me kë tallesh ti mo vëlla?!Po përse nuk ke ti mo vëlla ndërtesa mbi 5 kate bie fjala në Lubjanë, në Pragë, në Budapest?! Pse si ke ti këto mbi 4 ose 5 kate. Pse e ke lënë Budapestin ti siç ka qenë kaq i vjetër kaq i bukur kaq i pashëm ndërsa këtu na thua Tirana qytet i bukur, i vetmi kryeqytet në Europë që ka ndërtime të tilla.”