Duma pro primareve të thella dhe të vërteta: Përfshirja e simpatizantëve në votim do kujdes

Deputetja Grida Duma mbështet përzgjedhjen e kandidatëve përmes formulës së primareve.

Duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar ajo tha se listat duhet të jenë gjithëpërfshirëse teksa kërkoi kujdes në procesin e përfshirjes së simpatizantëve në votim.

Duma: Diskutimi është që kemi ditët përpara atij momente për të nisur primaret, personalisht do të jem për primare dhe primaret e vërteta të thella. Sa thellë primaret do të maksimalizojnë varet nga të gjithë ne se cilët mekanizma do të na çojnë nga listat deri te konkurimi sepse listat duhet të jenë gjithëpërfshirëse pas asnjë diskutim. Të bësh garë por të bësh garë reale në një terren ku nuk kandidojnë njerëz me lista të mbyllura, kandidojnë njerëz me lista të hapura. Dhe ky koncepti i simpatizantit patjetër është një hapje por edhe kjo do kujdesin e vet në raport me të tërën.