Bekteshi: Krerët e inteligjencës shqiptare kanë thënë që 15% e dosjeve janë eliminuar

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, shkrimtarja Vera Bekteshi u shpreh se çdo njeri ka  drejtë të shoh dosjen në Autoritetin e Dosjeve.

Ajo tha se krerët e inteligjencës shqiptare kanë thënë që 15% e dosjeve janë eliminuar dhe shtoi se nuk ka rëndësi kush ka spiunuar, por si dhe pse.

Bekteshi: Debati i tepruar mes Majkos dhe Alibeajt. Çdo njeri ka  drejtë të shoh dosjen. Krijimi i Autoritetit të Dosjeve për mua ka qenë gëzim. Unë e kam bërë kërkesën për dosjen 1 vit e një muaj më parë dhe nuk kam marrë ende përgjigje.

Krerët e inteligjencës shqiptare kanë thënë që 15% e dosjeve janë eliminuar. Për mua nuk ka rëndësi kush më ka spiunuar, por si më ka spiunuar dhe pse.