Gazetari Marku: Nëse prokuroria heton për projektet, shumë funksionarë do të ishin në burg

Gazetari, Bledi Marku, i ftuar në Ora News ka foli për projektet e fundit që po ndërtohen në Tiranë nga të cilat preken dhe shumë banesa.

Marku tha se këto projekte që po flasim aq më tepër projekti i Unazës së Madhe është një projekt aq korruptiv sa po të kishte prokurori të hetonte, gjysma e ARRSH-së, gjysma e Ministrisë së Infrastrukturës, do të shkonin në burg.

Bashkë me ta edhe një pjesë e punonjësve të Bashkisë.

 “Se çfarë ndodh? Është devijuar projekti mbi 3 ose 4 herë. Projekti i Adil Çarçanit ku njerëzit kanë ndërtuar në bazë të atij projekti pas viteve '90 nuk po rrespektohet dhe po bëhet një dëm edhe më i madh se gjurma e atij projekti pasi ata persona të cilët kanë marrë riskun për të ndërtuar në gjurmën e projektit e dinin e dinin. Ndodhi në Astir, u devijua rruga 3 ose 4 herë njëjta gjë vjen edhe nga sheshi "Shqiponja" deri në Paskuqan, Babrru, tek Kodra e Priftit e me radhë. Ndërron projekti dhe askush nuk mban përgjegjësi.”