Bie TIMS-i në dogana, në portin e Durrësit pasagjerët pezull

Sistemi TIMS shfaqi probleme mbrëmjen e sotme në pikat doganore. Në portin e Durrësit qindra qytetarë mbetën pezull nga rënia e sistemit.

Sistemi ra dhe në pikat kufitare të juglindjes.

Sipas burimeve dogana e Kapshticës punoi me ndërprerje të sistemit kurse në pikat e tjera si ajo e Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës, punonjësit e doganës punuan me sistem manual.

Edhe Kakavija raportoi probleme. Sistemi në juglindje u kthye rreth orës 22:41.

Ndërkohë në 22:57 u njoftua se ka rënë sistemi TIMS në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.Po punohet në mënyrë manuale.