Apeli shpall të pafajshëm Bardhok Nokën
Gjykata e Apelit e Tiranës ka shpallur të pafajshem Bardhok Nokën i dënuar me 7 vite e 6 muaj heqje lirie nga gjykata e Kurbinit.
Ai shpall fajtor për akuzën "vrasjes me dashje" te mbetur ne tentative por gjykata e Apelit vendosi të ndryshoje vendimin.
"Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Edlira Petri dhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 969, datë 17.10.2022 vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 628-74, date 10.05.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.
-Deklarimin e pafajshem te te pandehurit B.N per veprat penale te "vrasjes me dashje" te mbetur ne tentative parashikuar nga nenet 76 dhe 22 te Kodit Penal si dhe "mbajtjes pa leje te armeve", parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal," thuhet ne vendim.
Bardhok Noka u arrestua më 4 qershor 2020